Tom Hanks ndryshon look, i lë të gjithëve me gojë hapur

Tom Hanks ndryshon look, i lë të gjithëve me gojë hapur

16:22, 05/01/2021

Aktori i njohur, Tom Hanks ka pranuar të jetë pjesë e një filmi për jetën e Elvis Pressley-t, që po xhirohet në Australi. Hanks do të luajë rolin e kolonelit Tom Parker, ndaj i është dashur të ndryshojë look për t’u përshtatur sa më mirë me rolin e tij. Ndryshimi i parë që ka bërë kanë qenë flokët, siç aktori ka treguar në një lidhje me programin “The Graham Norton Show”. Fillimisht, ai u shfaq në ekran me një kapele, ndërsa më pas e hoqi atë duke bërë humor dhe ironi me pamjen e tij.

“Shikojeni këtë model të tmerrshëm. I tremba fëmijët me këto flokë. Dua t’i kërkoj falje që ju desh të shihnin diçka të tillë.”- tha Hanks duke qeshur.

Kujtojmë se ne mars të vitit që lamë pas, aktori dhe bashkëshortja e tij Rita Wilson, u infektuan me Covid-19. Aktori ka rrëfyer se ata kishin shfaqur simptomat e virusit si lodhje, dhimbje trupi, ethe dhe temperaturë, ndërkohë që u izoluan dhe u trajtuan nga mjekët.

 

Image

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco