Labi reagon pas shpërthimit në Ferizaj: O Zot...

Labi reagon pas shpërthimit në Ferizaj: O Zot...

15:58, 05/01/2021

Një bombolë e gazit ka shpërthyer në një qendër tregatre në Ferizajt, duke bërë që të lëndohen 31 persona.

Zëdhënësi i policisë në rajonin e Ferizajt, Emin Beqiri, konfirmoi për lajmi.net se shtatë prej të lënduarve janë në gjendje të rëndë.

Të lënduarit janë dërguar në QKUK, ndërsa në mesin e tyre janë edhe dy fëmijë.

Pas gjithë kësaj, ka reaguar këngëtari Labinot Tahiri, i cili lutet që qytetarët të shpëtojnë dhe të mos ketë viktima.

“Të dashur qytetarë, sot ka ndodhur një shpêrthim në njërin restaurant në Ferizaj!

Lutuni për shpêtimin e atyre qytetarëve të lënduar dhe stafin e këtij restaurani [????????]
Zoti ju ndihmoftë edhe mjekëve dhe policëve që po e bejnë punên e tyre..!
Dhashtë Zoti mos të ketë viktima!!!
Zot sjell mirësi [????????] “, janë fjalët e Labit

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco