Copy-Paste si vitet e kaluara, krejt çka u pa në emisionet festive për Vitin e Ri

Copy-Paste si vitet e kaluara, krejt çka u pa në emisionet festive për Vitin e Ri

13:50, 05/01/2021

Si çdo vit tjetër, edhe kësaj radhe në ekranet kosovare për tri net rresht, janë parë emisione festive, të përgatitura kohë më parë nga televizionet shqiptare.

Por, as këtë vit, ata nuk është se kanë mundur t’i ikin shabllonit që na ka përcjellur që nga Kosova e pasluftës.

Asnjë nga mediet, qoftë ajo publike apo private, nuk ka bërë diçka më ndryshe, që ia ka vlejtur të shikohet, shkruan Syri Kosova.

Të paktën kështu janë shprehur edhe shumë njerëz nëpër komente, të cilët thanë se janë bërë “bajat” programet e tilla.

Në RTK1, ishte Fatmir Spahiu ai që solli një program të vitit të ri, me ndryshimin e vetëm, një moderatore të bukur përkrah, fjala është për Missin Lorina Kolgeci.

Televizionet tjera me frekuencë nacionale vazhduan shabllonin e njëjtë, me të njëjtët mysafirë, madje, me të njëjtat këngë thuajse si në vitet e kaluara.

Ndonëse vëmendja ishte te TV-të e reja, edhe ato nuk është se dolën shumë të kënaqshme.

Kanal10 emisionin e Vitit të Ri ia ka besuar më së shumti Adelina Ismailit, këngëtarja që u bë moderatore.

Mirëpo, koncepti i natë së parë ishte shumë i ngjashëm me atë që e ka bërë Besim Dina ndër vite, pra, bashkimi mes politikanëve dhe këngëtarëve dhe ‘ideja’ për t’i vënë ata në një kënd tjetër, duke bërë monologe e duke kënduar.

As TV7 nuk është se solli shumë ndryshime nga viti i kaluar. Duke qenë se organizimi i emisionit për Vitin e Ri ishte nën petkun e Genc Salihut, nga viti i mëparshëm dhe nga ky sot, nuk është se pati shumë ndryshime.

E vetmja gjë që ishte, ka qenë rikthimi në ekran i Adea Pulës.

Më ndryshe nuk kanë qenë as ata që jemi mësuar t’i shohim çdo vit, fjala është për partin e Labit dhe për Prive Reality.

Madje, Prive vazhdoi po me të njëjtin format si vite më parë, duke mos e sjell asnjë risi që shikuesin e ngërthen pas ekranit.

Një tjetër detaj që u vërejt në këto emisione, ishte fakti se si për shembull një këngëtar u shfaq në dy apo tri emisione në të njëjtin minutë.

Sidoqoftë, pos muzikës, në emisionet e përgatitura për argëtim nuk munguan as humori e serialet vendore.

Prej tyre, më interesanti ishte episodi festiv i serisë “Fara e flliqtë”.

Me programe festive ishin edhe televizionet në Shqipëri. Por, edhe kësaj radhe primatin e mban emisioni i Luanës ‘Shiko kush luan’, si emisioni më i ndjekur dhe më i miri i përgatitur.

Sidoqoftë, Viti i Ri shkoi dhe asgjë nuk do mbahet mend, si ndonjë e veçantë e festave, ani pse, duke qenë në një vit i renduar me pandemi, nuk u bë ndonjë gjë më ndryshe, më argëtuese.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco