Pak javë pas divorcit të saj, Meghan Fox dhe Gun Kelly nuk përjashtojnë martesën

Pak javë pas divorcit të saj, Meghan Fox dhe Gun Kelly nuk përjashtojnë martesën

13:21, 05/01/2021

Kanë kaluar vetëm  javë pas divorcit të saj zyrtar me Brian Austin Green , dhe me sa duket, Meghan Fox po e mendon sërish martesën.

Aktorja duket shumë e dashuruar me Machine Gun Kelly dhe çifti ndajnë shumë kohë së bashku duke u fotografuar shpesh në krahët e njëri-tjetrit.

Madje dyshja ka takuar dhe fëmijët e njëi-tjetrit. Disa burime pranë çiftit kanë deklaruar se ata po janë drejt vendimit për një martesë.

“Miqtë e Meganit mendojnë se ajo duhet të jetë përgjithmonë krah Machine Gun Kelly. Ata kalojnë gjithë kohën bashkë dhe kanë takuar fëmijët e njëri-tjetrit. Meghan gjithmonë ka pëlqyer tipat “bad boy”. Ai është e kundërta e Brianit dhe kjo e ka bërë Meganit të bie më shumë në dashuri me të. Ajo nuk po nxitohet për t’u martuar, por e sheh të ardhmen krah Machine Gun Kelly dhe është e hapur për një martesë të dytë. Nuk do ishte surprizë nëse ata blejnë një shtëpi së bashku këtë vit. Megan është shumë e lumtur dhe e dashuruar”-tha burimi për US Weekly .

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco