Jeff Bezos dhuron shumën marramëndëse për bamirësi në vitin 2020

Jeff Bezos dhuron shumën marramëndëse për bamirësi në vitin 2020

13:11, 05/01/2021

Ai është njeriu më i pasur në botë por edhe numri një për bamirësi në vitin 2020.

Shefi i Amazon, Jeff Bezos sipas listës vjetore të ‘’Kronikës së Filantropisë’’ Jeff Bezos ka dhuruar 10 miliardë dollarë për donacione në lidhje me solidaritetin, jo- fitimprurës, ndihma për të varfërit.

Shifra më e lartë e regjistruar në 2020.

Bezos i cili ka rreth 188 miliardë dollarë pasuri ka ngritur këtë vit ‘Bezos Earth Fund’.

 Është një fond që mbështet organizata jofitiprurëse të angazhuar në luftën kundër ndryshimit të klimës dhe deri më sot ka siguruar 790 milion dollarë për 16 organizata.

Duke përjashtuar kontributin e Bezos shuma totale e 10 dhurimeve të para të vitit 2020 arrin në 2.6 miliardë shifra më e ulët që nga viti 2011.

Dhuruesi i dytë Phil Knight-  Phil Knight i cili me gruan e tij Penny bëri donacionet e dyta dhe të treta më bujarë në vitin 2020. Ai e rriti pasurinë e tij me rreth 77% në të njëjtën periudhë midis marsit dhe dhjetorit. Knigh një sipërmarrës amerikan dhe producenti i filmit si dhe bashkëthemelues i Nike me gruan e tij dhuruan më shumë se 900 milion dollarë për Knight Foundation dhe 300 të tjerë për Universitetin e Oregon.

Vendin e tretë e mban Fred Kummer- Fred Kummer themeluesi i kompanisë së ndërtimit Hbe Corporation dhe gruaja e tij June, kanë dhuruar 300 milion dollarë për të krijuar një fondacion për të mbështetur programet në Universitetin e Shkencës dhe Teknologjisë në Misuri.

Ndërsa në vendin e katërt është themeluesi i Facebook Mark Zuckerberg- Themeluesi i Facebook Mark Zuckerberg dhe gruaja e tij Priscilla Chan janë të katërtit e Kronikës me një donacion prej 250 milion dollarë për qëndrën ‘Teknikë dhe Jetë’’ e cila punoi në çështjet e sigurisë së votimit në zgjedhje në Amerikë të vitit 2020. Zuckerberg, pasuria e të cilit gati u dyfishua në 105 miliardë në periudhën mars-dhjetor, sipas Amerikanëve për Drejtësinë e Taksave dhe Institutin për Studime të Politikave, është kritikuar gjerësisht dhe është thirrur të dëshmojë para Kongresit Amerikan për menaxhimin e dezinformimit nga kompania e tij në prag të zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020. 

Në pozicionin e pestë është Arthur Blank, bashkëthemelues i Home Depot, i cili përmes fondacionit të tij dhuroi 200 milion dollarë për Shëndetin e Fëmijëve në Atlanta për të ndërtuar një spital të ri. 

Dy miliarderë të tjerë që kishin bërë donacione të mëdha për bamirësi vitin e kaluar, MacKenzie Scott, ish-gruaja e Bezos dhe Jack Dorsey, bashkëthemelues i Twitter, nuk paraqiten në tabelën e Kronikës sepse asnjë nga donacionet e tyre nuk ishte aq i madh sa të kualifikohej.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco