Çfarë po ndodh? Mozzik thotë se me Loredanën, e lidh vetëm Hana

Çfarë po ndodh? Mozzik thotë se me Loredanën, e lidh vetëm Hana

09:52, 05/01/2021

Loredana dhe Mozzik prej kohësh janë kthyer në kryefjalën e mediave rozë me ndarjen e tyre të bujshme dhe dyshimet për një ribashkim.

Kohët e fundit, dyshja janë fotografuar shpesh bashkë.

Mirëpo duket se Mozzik, me deklaratën e fundit, i ka hedhur poshtë të gjitha shpresat se çifti janë rikthyer.

Në një intervistë për "Prive", reperi është shprehur se takohen shpesh për shkak të Hanës, por nuk janë rikthyer.

“Unë me të takohem ndoshta një herë në javë, sepse ashtu kemi jetën, nuk kemi si të mos takohemi se kemi një fëmijë në mes. Kemi qenë në një qendër tregtare për t’i blerë diçka vajzës. Nëse do ishte diçka sekret, nuk do ishim në një qendër tregtare. Ajo është nëna e vajzës sime, kështu që nuk është diçka ëoë. Nuk ka diçka që duhet fshehur. Nëse do kishte pasur diçka unë nuk do kisha pasur turp të thosha jemi bashkuar, sepse nuk mbahet sekret”, tha Mozzik ndër të tjera.

Image

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco