Publikohet filmi i fundit i aktorit të ndjerë Chadwick Boseman

Publikohet filmi i fundit i aktorit të ndjerë Chadwick Boseman

21:40, 04/01/2021

Aktori Chadwick Boseman, ndërroi jetë në muajin gusht të 2020 në moshën 43 vjeçare për shkak të një tumori.

Humbja e tij shkaktoi një tronditje të thellë mes kolegëve e fansave të cilëve lajmi u mbërriti i papritur, pasi Chadwick e kishte mbajtur të fshehtë sëmundjen e tij. 

Ndërkohë, Netflix ka publikuar atë që është filmi i fundit i aktorit Chadwick Boseman.

Në filmin “Ma Rainey’s Black Bottom”, Boseman interpreton një trombist në vitet ’20, në Çikago të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

43-vjeçari u bë i famshëm me rolin e Mbretit T’Challa në filmin “Pantera e Zezë”, në vitin 2018. Këtë rol e interpretoi edhe në 3 filma të tjerë: “Captain America: Civil War”, “Avengers: Infinity War” dhe “Avengers: Endgame”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco