‘Linda parakohe’/ Ish-Missi tregon momentet e frikshme të tërmetit që tronditi Shqipërinë

‘Linda parakohe’/ Ish-Missi tregon momentet e frikshme të tërmetit që tronditi Shqipërinë

22:01, 04/01/2021

Ish-Miss Shqipëria, Afroviti Goge u bë nënë për herë të parë në dhjetor të vitit të kaluar.

Së fundmi, ajo ka treguar se ndërsa ishte 9 muajshe shtatzënë, ajo u përball me momentet e frikës dhe panikut për shkak të tërmetit tragjik të 26 nëntorit, të vitit 2019

E ftuar në “Ftesë në pesë, ajo kujtoi momentet e vështira, teksa theksoi se në Durrës ka qenë një tmerr i vërtetë momenti kur ra tërmeti.

Ajo tregoi se për shkak të situatës iu desh të lindte djalin me stimulim përpara kohe.

“Ishte planifikuar të lindja në datë 25 dhjetor, por fëmija lindi më 19 dhjetor. Ishte lindje natyrale sepse ma sugjeroi mjekja. Ka qenë një nga momentet më të vështira të jetës sime, uroj të mos përsëritet më për asnjë njeri. Në Durrës ka qenë një tmerr i vërtetë. Isha 9 muajshe shtatzënë dhe zbrita shkallët me muret që lëviznin.

Në fakt zbrita e para edhe pse isha 9 muajshe. Falë Zotit djali është mirë, pata lindje natyrale dhe për 2 orë përfundoi gjithcka. Mjekia më këshilloi që ta stimulonin, u përshpejtua se tronditja ishte e madhe, shyqyr që nuk lindi atë ditë që ra tërmeti sepse në muajin e 9-të isha, por Davidi priti. E doja shumë lindjen natyrale,”- tregoi ish-Missi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco