VIDEO/Ja si duket Jennifer Lopez 'ujë dhe sapun'

VIDEO/Ja si duket Jennifer Lopez 'ujë dhe sapun'

09:44, 04/01/2021

Jennifer Lopez jemi mësuar ta shikojmë gjithmonë të kuruar deri në detaje.

Dhe kur vjen fjala tek make up, të rralla janë rastet kur këngëtaren e kemi parë pa të.

Së fundmi, ajo ndau në llogarinë e saj në Instagram një video, teksa tregoi rutinën e saj të mirëmbajtjes së lëkurës.

Lopez e hoqi makeup-in live në kamera, duke treguar kështu sesi duket pa asnjë produkt kozmetik, por, duket se heqja e make up nuk arriti t’i hiqte shkëlqimin këngëtares.
“E kemi fytyrën të pastër për 2021-shin”-shkroi këngëtarja krah videos.

Ndërkohë, vetëm disa kohë më parë, Lopez ka treguar se nuk ka bërë botox:.

“Nuk jam ai lloj personi. Nuk jam kundër njerëzve që bëjnë botox, por nuk është për mua. Jam më natyrale dhe dua që produktet e mia të funksionojnë”- është shprehur J.Lo.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Jennifer Lopez (@jlo)

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco