Moderatores shqiptare i zbulohet lidhja e dashurisë në mes të emisionit

Moderatores shqiptare i zbulohet lidhja e dashurisë në mes të emisionit

20:43, 03/01/2021

Moderatorja Liesa Haxhiasllani, e ftuar “Soiree” e cila dashur padashur, tha disa të vërteta për jetën e saj personale.

Krahas saj ishte i pranishëm edhe kolegu në emisionin “Friend Zone”, Ardit Murataj.

Ata u vendosën përballë një situate ku duhej të intervistonin njëri-tjetrin dhe ishte Arditi ai që zbuloi sekrete nga jeta personale e Liesës.

Ai e pyeti drejtpërdrejt moderatoren se kur do ta bëjë publik faktin që është në një lidhje dashurie.

“Arditi pas këtij emisioni, nuk do të jetë më miku im”, u shpreh moderatorja duke qeshur, e vënë në siklet.

“Mund të themi sa vjec është Taulanti?”, e ka ngacmuar më tej Ermal Peci.

“E ka Armand emrin”, u përgjigj Ardit Murataj.

Ndërsa Liesa u shpreh se për momentin nuk dëshiron që ta bëjë publik partnerin e saj, pasi është fokusuar tek karriera tani për tani.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco