Kim Kardashian dhe Kanye West po vazhdojnë të zgjerojnë perandorinë e tyre të pasurive të patundshme.
Çifti shpenzoi afro 3 milionë dollarë në një shtëpi-fermë, në komunitetin Hidden Hills të Los Angeles.
Prona e tyre më e re është e ndarë me shtëpinë kryesore në njërën anë të rrugës dhe një stall kuajsh në anën tjetër.
Shtëpia me katër dhoma gjumi është një “shtëpi super e këndshme”, sipas prezantimit nga Marc dhe Rory Shevin, përfaqësues të agjencisë së pasurive të patundshme që u mor me marrëveshjen, por që nuk komentuan mbi pronarët e rinj.
Shtëpia ka tavane të harkuar, vatra zjarri me dru, një suite të madhe, pishinë dhe një oborr me detaje spanjolle.
Lista e pasurive të patundshme të çiftit nisi në vitin 2014 me blerjen e shtëpisë së tyre kryesore, e cila kushtoi 19.75 milionë dollarë dhe që ata e kanë riparuar në një stil minimalist.
© SYRI.net