Moderatori shqiptar: Jam aventurier, zgjedh kafshën para partneres

Moderatori shqiptar: Jam aventurier, zgjedh kafshën para partneres

15:11, 03/01/2021

Bledi Strakosha njihet për dashurinë që ka ndaj kafshëve, sidomos ndaj katërputroshëve.

Ai ka dhënë intervista të ndryshme për të folur për lidhjen e ngushtë që ka krijuar me qentë që ka pasur në shtëpinë e tij.

Së fundmi mdoeratori i njohur ka qenë i ftuar në emisionin “Enxhi në botën e kafshëve”, në të cilin ka folur për kafshët që ka pasur e është kujdesur gjatë jetës së tij.

Madje kur është pyetur nëse do të martohej me dikë që nuk i ka qejf kafshëht, ai tha se jo. Bledi tha se nëse do i duhet të zgjedhë mes partneres dhe kafshëve, do të zgjedhë gjithmonë këto të fundit.

Moderatori u shpreh se ai është ende në aventurë dhe se nuk po mendon për ndonjë lidhje të rëndësishme.

“Kur bëhet fjalë për një lidhje të rendesishme, sepse unë jam ende aventurë, më pelqen se më duket vetja 20 vjeç, por prapë nuk do lidhesha me një njeri që nuk i do kafshët. Midis te dyve zgjedh kafshën”,  tha Strakosha.

Ndërkohë para disa muajsh moderatori tregoi se është në një lidhje dhe se karantinën e kaluan të dy në distancë, pa mundur të takoheshin dhe të shkëmbenin një puthje me njëri-tjetrin.

“Unë jam në një lidhje ç’është e vërteta, por kemi vendosur të mos takohemi këto kohë. Kështu afër si distancë gjeografike, sepse jetojmë në një qytet, por larg në kuptimin e mundësisë për t’u përqafuar, puthur…”, tregoi moderatori në prill të vitit që lamë pas.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco