Mozzik shpjegon përfundimisht të vërtetën e ribashkimit me Loredanën

Mozzik shpjegon përfundimisht të vërtetën e ribashkimit me Loredanën

14:35, 03/01/2021

Të gjithë fansat i kanë vënë kapakun faktit se Loredana dhe Mozzik janë ribashkuar, por duket  se diçka e tillë nuk ekziston!

Mozzik ka dhënë një intervistë për “Prive”, në të cilën ka folur për herë të parë hapur rreth lajmeve dhe dyshimeve të fansave për një rikthim me Loredanën.

Ai ka treguar se kjo nuk është fare e vërtetë, sepse në të kundërt ai do e kishte pranuar vetë këtë gjë.

Në lidhje me videot e fotot ku ata janë kapur shpesh mat bashkë nëpër qendra tregtare, Mozzik është shprehur se kanë dalë me njëri-tjetrin për t’i blerë diçka vajzës së tyre, Hanës.

Ai ka thënë se nëse do të ishte bashkuar sërish me Loredanën, nuk do të kishte pasur turp ta pranonte vetë publikisht këtë gjë.

''Unë me të takohem ndoshta 1 herë në javë, sepse ashtu kemi jetën, nuk kemi si të mos takohemi se kemi një fëmijë në mes. Kemi qenë në një qendër tregtare për t’i blerë diçka vajzës. Nëse do ishte diçka sekret, nuk do ishim në një qendër tregtare. Ajo është nëna e vajzës sime, kështu që nuk është diçka wow.

Nuk ka diçka që duhet fshehur. Nëse do kishte pasur diçka unë nuk do kisha pasur turp të thosha jemi bashkuar, sepse nuk mbahet sekret”, është shprehur reperi.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco