Fjoralba Ponari përlotet nga historia prekëse e vogëlushit

Fjoralba Ponari përlotet nga historia prekëse e vogëlushit

13:17, 03/01/2021

Fjoralba Ponari ka startuar episodin e parë të emisionit “Më thuaj një dëshirë”.

Moderatorja ka treguar më herët se ky program i kishte dhuruar emocione të forta dhe të njëjtën gjë përcolli mbrëmë edhe tek teleshikuesit.

Një nga historitë më prekëse ishte ajo e Kevinit, i cili kërkoi një protezë për babanë e tij, që ka humbur këmbën gjatë një aksidenti.

Ai tregoi se proteza e babait të tij ishte shumë e vjetër dhe se për këtë arsye nuk mundet të dalë shumë nga shtëpia.

Kevin u shpreh se dëshironte shumë që një ditë të dilte me gjithë familjen për të parë një film në kinema së bashku me babain.

Për shkak të kësaj historie kaq emocionuese, Fjoralba nuk ka mundur t’i mbajë as lotët.

Pa filluar ende transemtimi i emisionit, moderatorja u shpreh se e ka përjetuar shumë këtë program dhe se prej tij ka rënë 5 kilogramë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco