Zanfina Ismaili largohet nga muzika

Zanfina Ismaili largohet nga muzika

13:09, 03/01/2021

Zanfina Ismaili tregoi se ka marrë një vendim për karrierën e saj.

Këngëtarja zbuloi se nuk do të jetë më pjesë e skenës muzikore sepse tashmë ka marrë një drejtim krejt tjetër në jetën e saj profesionale.

Në emisionin e Adelinës ‘Tete a tete’, Zanfina e konfirmoi këtë e cila tha se nuk ka bërë pauzë mirëpo është larguar krejtësisht nga muzika.

Ajo tha se për momentin është duke u marrë me dy profesione por nuk e bëri publike se cilat janë ato.

Ndryshe, Zanfina ka një karrierë të gjatë muzikore qysh nga fëmijëria.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco