Marrëdhënia e saj me futbollistin e njohur nuk zgjati shumë, Anna Lika tregon gabimin që bëri

Marrëdhënia e saj me futbollistin e njohur nuk zgjati shumë, Anna Lika tregon gabimin që bëri

11:53, 03/01/2021

 Në 2020-n aktorja, Anna Lika, nisi një lidhje romantike me futbollistin shqiptar Amir Rrahmani.

Kjo gjë u zbulua nga udhëtimet e tyre të përbashkëta dhe më pas në një farë mënyre Anna e pranoi vetë lidhjen.

 E ftuar në emisionin “Why Not” ajo u shpreh se ishte shumë e lumtur me lidhjen e saj dhe se kishte thyer shumë zemra çunash dhe gocash.

Mirëpo marrëdhënia mes Anna Likës dhe Amir Rrahmanit nuk zgjati shumë.

Pak muaj pasi lidhja u bë publike, ata të dy u ndanë dhe kjo gjë u zbulua vetëm nga Instagrami. Ata të dy nuk e ndiqnin më njëri-tjetrin dhe këtu të gjithë e kuptuan se nuk ishin më bashkë.

Ndërkohë e ftuar mbrëmjen e djeshme ne emisionin “Soiree”, Anna është shprehur e penduar për një “gabim” që ka bërë në të shkuarën.

Ajo tha se e ka folur më shumë seç duhej lidhjen e saj, sepse në fund u nda.

“Po, po ashtu më ka ndodhur edhe mua. Kisha konkrete një lidhje, e përfola, e përfola, u ndava”, u shpreh Anna.

Siç duket pas ndarjes aktorja ka reflektuar dhe e ka kuptuar se ka bërë gabim që e ka përfolur lidhjen e saj publikisht. lidhjen e saj publikisht.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco