Kanë kaluar 5 muaj që kur kaloi COVID-19, por Eni Koçit i shfaqen ende dy simptoma serioze

Kanë kaluar 5 muaj që kur kaloi COVID-19, por Eni Koçit i shfaqen ende dy simptoma serioze

10:06, 03/01/2021

Rreth 5 muaj më parë, këngëtarja e njohur Eni Koçi u infektua me Koronavirus.

Ajo e mori veten dhe siç u shpreh në atë kohë, pa shqetësime serioze.

Mirëpo, ndonëse kanë kaluar plot 5 muaj, Enit nuk i është kthyer ende shija apo nuhatja.

Këngëtarja është shqetësuar nga ky fakt dhe këtë e ka bërë të ditur me anë të një status në rrjete sociale.

'Nëse ndonjëri prej jush e ka kaluar covid-in, ju lutem më tregoni a ju është kthyer shija dhe nuhatja. Kam 5 muaj që pres të më kthehet dhe asgjë. E vetmja gjë që ndjej është një shije tmerrësisht e keqe e ndonjë ushqimi”, ka shkruar ajo.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco