Modelet akuza për sulme seksuale, reagon për herë të parë dizanjeri i njohur

Modelet akuza për sulme seksuale, reagon për herë të parë dizanjeri i njohur

21:38, 02/01/2021

Dizanjeri amerikan, Alexander Wang, puna e së cilit është parë shpesh te modele si Bella Hadid apo Kendall Jenner, kohët e fundit po e gjen veten në tituj revistash dhe video TikTok-u për arsye aspak të këndshme.

Viktimat e supozuara të Wang kanë folur përmes disa videove në TikTok, Instagram dhe Twitter, për të treguar me detaje sjelljen e tij. Akuzat variojnë duke thënë se Wang mashtron njerëzit, u jep drogë ose i detyron të dehen në festa. Ka gjithashtu akuza të përsëritura nga disa gra transgjinore, që thonë se Wang i ka detyruar të ekspozojnë organet gjenitale.

Por përmes një deklarate zyrtare për mediat që e kanë kontaktuar, Wang mohoi akuzat për sulme seksuale duke i konsideruar si “false në një mënyrë grotekse”.

“Gjatë ditëve të fundit, unë kam marrë akuza të pabaza false në një mënyrë groteske. Këto pretendime janë përforcuar padrejtësisht nga llogaritë e rrjeteve sociale famëkeqe për postime të materialeve shpifëse nga burime të pazbuluara dhe anonime me zero prova për kontrollin e fakteve.”

Alexander Wang është një dizajner amerikan, i lindur në San Francisco, Kaliforni, nga dy prindër nga Tajvani. Nga nëntori i vitit 2012 deri në korrik të 2015-s, Wang ishte drejtori artistik i Balenciaga. Në vitin 2005 themeloi markën e tij. Ai njihet për krijimet e frymëzuara nga stili urban dhe përdorimin e ngjyrës së zezë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco