Justin Bieber e mbylli 2020 ashtu siç pritej dhe fansat e tij po çmenden!

Justin Bieber e mbylli 2020 ashtu siç pritej dhe fansat e tij po çmenden!

17:22, 01/01/2021

Justin Bieber erdhi për Vitin e Ri me një këngë re të bashkëshkruar me Andrew Watt dhe u bëri fansave të tij dhuratën më të bukur të mundshme.

Teksa të gjithë ishin duke festuar natën e ndërrimit të viteve, ai ka publikuar këngën e re të titulluar “Anyone”, e cila shoqërohet edhe me një videoklip të punuar nga regjisori Colin Tilley.  Tilley ishte po ashtu producent i këngës që Justin solli në bashkëpunim me Shawn Mendes, “Monster”.

“Nuk mund të mendoj për një mënyrë më të mirë për të mbyllur vitin 2020 dhe për të filluar 2021 sesa të festoj me fansat e mi në të gjithë botën dhe të ndaj këtë këngë të re me ta,” tha Bieber në një status në rrjetet sociale. “Muzika na ka falur të gjithëve kaq shumë këtë vit, dhe për mua personalisht ka qenë shëruese dhe transformuese. ‘Anyone’ është një këngë kaq e veçantë, shpresëdhënëse, himnike. Ajo vendos perspektivat për një vit të ri më të ndritshëm, plot shpresë dhe mundësi. “

Kënga ndodhet në të gjitha platformat online dhe deri tani është pritur goxha mirë.

Në vitin 2020, Bieber publikoi ??albumin e tij të pestë “Changes” në Ditën e Shën Valentinit. Më vonë gjatë vitit, ai u bashkëpunoi me Ariana Grande për këngën “Stuck With U”, perla e karantinës, dhe gjithashtu shumë këngë të tjera, si: “Holy” me Chance the Rapper dhe “Lonely” me Benny Blanco.

Këtë vit Justin është komentuar shumë për mesazhet e bukura që ka dhënë në këngët e tij, dhe duket se 2020 e mbylli me një super mesazh.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco