Pandemia që i bëri të njohur këta emra shqiptarë

Pandemia që i bëri të njohur këta emra shqiptarë

15:33, 31/12/2020 Nga Erdonit Hoxha

Pandemia COVID-19 ndonëse solli shumë të këqija me vete, për disa persona pati një të mirë: Fama që e morën në publikun kosovar.

Si audiencë e etur për të parë se kush-çka po bën, disa prej emrave që sot gëzojnë famë, e shfrytëzuan këtë mundësi, por, edhe mbylljen në shtëpi, në mënyrë që të arrijnë të depërtojnë deri te ndjenja e të qenit të famshëm.

Një nga videot që u shpërnda me të madhe, ka qenë ajo e një gruaje e quajtur Zoja, e cila me fjalët “Sha a je qu, çka m’ke dasht prom” ka ‘shpërthyer’ kudo e u bë shumë e famshme në krejt Kosovën.

Asaj i erdhën edhe ftesa për emisione, të cilat i pranoi dhe rrëfeu nga jeta e saj.

‘Couple R.n’ është çifti nga Rinori dhe Njomëza, dy të ri që jetojnë në Diasporë e që në fillim të pandemisë nisin të bëjnë video për Youtube, ku treguan përditshmërinë e tyre, të shoqëruar me lojëra e pjesë interesante.

Interesi i publikut për ta u rrit dhe sot Rinori dhe Njomëza gëzojnë famë kudo që flitet shqip.

Don Xhoni, reperi nga Çikatova e Re e Drenasit, apo, siç e quan ai “New Çikago”, bëri shumë famë gjatë 2020-ës.

Ai ishte i ftuar në një emision në Kosovë dhe pjesa ku tregon se ka bërë seks me profesoreshën e tij, që të kalonte, ka ‘çmendur’ publikun kosovar. Sot, ai ka bërë edhe disa këngë, madje, një duet me Encën, duke e shtrirë famën edhe në Shqipëri.

Një tjetër personazh që mori vëmendje në këtë vit është Sara Hoxha. Sara, e cila dikur nuk njihej, sot ka marrë shumë famë, pasi, u bë e dashura e reperit Ledri Vula, madje, edhe nëna e vajzës së tij, Poem Blu, vogëlushja që sot po ashtu ka famë, ani pse nuk di asgjë për këtë botë.

Sara ishte top lajm që nga fillimi i shtatzënisë, gjithë procesi e deri te lindja. Madje, u përmend aq shumë saqë emri i saj u kthye edhe në shaka, pasi, thuajse në secilin lajm tjetër, nuk mungonin komentet e ndjekësve të tipit “M’falni që po dal prej teme, po a e dini kur ka me lind Sara e Ledrit”.

Image

Virale në Instagram u bë edhe Anisa Veseli. Anisa, një vajzë e re, përmes videove qesharake, arriti të bëhej e famshme, por, tashmë rrugëtimin e ka nisur edhe si këngëtare!

Një femër tjetër që bëri famë së fundmi ka qenë edhe blogeria, tashmë moderatorja, Festa Qoqaj.

Me një intervistë të bërë në T7, ku doli thuajse e zhveshur në sheshet e Prishtinës, blogeria mori vëmendje të shpejtë, për shkak të hireve trupore.

Ajo ia pa hajrin kësaj fame, pasi,  tanimë moderon një emision.

Erdhëm të fundi dhe po e tregojmë edhe ‘BOOM-in’ e këtij viti. Fjala është për emisionin ‘Për’puthen’, realityshou ky që po shikohet me miliarda herë.

Personazhet e këtij emisioni kanë famë që të gjithë, si atë që e kanë lënë, ashtu edhe ata që janë brenda.

Nga Kosova, më i famshmi në këtë realityshou është Atdheu, por, keq nuk kanë mbetur as Bearti, Berati e Emini.

Sidoqoftë, ta gëzojnë famën që kanë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco