Vit i zi për artin kosovar, artistët që ndërruan jetë gjatë 2020-ës

Vit i zi për artin kosovar, artistët që ndërruan jetë gjatë 2020-ës

11:59, 31/12/2020 Nga Erdonit Hoxha

Viti 2020 po del të jetë një nga vitet më të këqija për shumëkë, jo vetëm për shkak të pandemisë COVID-19, që më vete ka sjell shumë probleme.

Në këtë vit, kanë humbur jetën edhe shumë artistë të njohur kosovarë, shkruan Syri Kosova.

Nexhmie Pagarusha, bilbili kosovar, ka qenë emri që datën e 7 shkurtit të këtij viti, shpirtin e dorëzoi për në botën tjetër.

Këngëtarja që ka qenë vula e artit shqiptar, ndërroi jetë, duke lënë pas vete një krijimtari të madhe artistike, këngë që do jenë hite çdoherë dhe një dashuri të madhe te publiku.

Image

Nexhmije Pagarusha

Pranë saj me 25 mars shkoi edhe aktorja Leze Qena. Ylli i skenës teatrale, filmike e televizive u nda nga jeta në 85 vjeçare pas një sëmundje të shkurtë. Vdekja e saj ka qenë një humbje e madhe, por, veprat e saj janë ato që do kujtohen çdoherë. Shpirti i saj u preftë në paqe.

Image

Leze Qena

Disa muaj pas Lezës, ndërroi jetë edhe miku i saj më i afërt, aktori Adem Mikullovci. Mikullovci ndërroi jetë në shtator dhe mbylli perdet e teatrit, pasi, bashkë me Lezen iu bashkuan edhe Xhevat Qenës, aktori që ndërroi jetë vite më parë.

Image

Adem Mikullovci

Një tjetër aktor që iku në amshim është Shkëlzen Rraci. I njohur për rolin e Ximit te seriali ‘Cimerat’, Shkëlzeni iku nga kjo botë, në moshë të të re (44), pasi vuajti nga një sëmundje të rëndë.

Image

Shkëlzen Rraci

Në ikje të këtij viti tragjik për artin kosovar, iku edhe Ismet Peja. Këngëtari që dha shumë për muzikën shqipe ndërroi jetë një muaj e një javë më parë dhe pas vetes edhe ai la një karrierë shumë të suksesshme, shkruan Syri Kosova.

Image

Ismet Peja

Ndonëse ikën e na lanë, një gjë është e sigurt: Secili prej tyre do jetë në memorien tonë dhe sa herë t’i kujtojmë, do na shoqërojë edhe buzëqeshja për ta, pasi, ikën me mision të përmbyllur: Argëtimi i një populli që gjithmonë ishte në vuajtje!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco