‘Kam marrë vesh shumë gjëra’/ Pas eliminimit, Silvana e mllefosur ndaj Saimirit

‘Kam marrë vesh shumë gjëra’/ Pas eliminimit, Silvana e mllefosur ndaj Saimirit

09:55, 30/12/2020

Këtë të hënë, Saimiri i ‘Love Story’ zgjodhi të mos i jepte një trëndafil Silvanës, duke e eliminuar kështu nga programi.

Në fakt, largimi i Silvanës ishte i papritur dhe për publikun, pasi Saimiri kishte lënë të nënkuptohej se Silvana ishte një nga të preferuarat e tij.

Dyshja patën disa takime, ku madje shkëmbyen dhe puthje.

Pasi Saimiri nuk i dha  një trëndafil, ujërat  në ‘Love Story’ u trazuan, teksa Silvana u shpreh e lumtur që po eliminohej, me pretendimin se Saimiri po luante një lojë të pistë.

"Daily Love Story", Silvana e vazhdoi argumentimin e saj mbi eliminimin, teksa tregoi se këtë javë ka marrë vesh shumë gjëra që nuk i kanë pëlqyer, prandaj dhe donte të largohej.

"Ndihem shumë mirë që thashë ato që kisha brenda prej një jave. Dhe po i mendoja t’i thoja. E kisha ndjesinë e eliminimit sepse në rradhë të parë doja ta bëja vetë, por meqë e mora përgjegjësinë, e dija në fund që do ikja.

Këtë javë kam marrë vesh shumë gjëra që s’më kanë pëlqyer fare, që i shpreha edhe live. Më ka penalizuar karakteri im i fortë, më kanë penalizuar përgjigjet. Unë thashë gjëra që atij i prekën egon dhe krenarinë.

Nëse ne do ishim për shoë këtu ai duhet të na hiqte që javën e parë. Që në javën e parë ai e pa që ne ishim dy binjake, nuk e gjeti në javën e shtatë që unë jam këtu për shoë.

Produksioni është sjellë shumë mirë me mua dhe me motrën, kam krijuar lidhje shumë të mirë me disa prej vajzave këtu brenda dhe kjo do të mbetet nga Shqipëria. Nesër unë bëj valixhen dhe good bye!

Unë mund të them për publikun që ka qenë në fillim shumë paragjykues për ne të dyja por kam marrë edhe mesazhe shumë të bukura”, u shpreh Silvana.

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco