Suprizë/ E mbajti të fshehtë, aktorja e njohur zbulon se është bërë nënë

Suprizë/ E mbajti të fshehtë, aktorja e njohur zbulon se është bërë nënë

18:51, 29/12/2020

Aktorja amerikane, Constance Wu është bërë nënë. Ylli i “Crazy Rich Asians”, mirëpriti një vajzë me të dashurin muzikant, Ryan Kattner gjatë verës.

Lajmi është konfirmuar nga menaxheri i saj Larry Taube. Fansat janë befasuar pasi aktorja nuk zbuloi kurrë se ishte shtatzënë.

38-vjeçarja njihet më së miri për rolet e saj në seritë televizive dhe filmat si “Fresh Off the Boat”, “Crazy Rich Asians” dhe “Hustlers”.

 

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco