Divorci i shumë përfolur, ish-bashkëshorti i Megan Fox në një lidhje të re

Divorci i shumë përfolur, ish-bashkëshorti i Megan Fox në një lidhje të re

17:52, 29/12/2020

Aktori i njohur, Brian Austin Green dhe Sharna Burgess nga “Dancing with the Stars” thuhet se janë në një lidhje dashurie për ‘që disa javë’.

Ata janë fotografuan së bashku në aeroportin e Los Angeles gjatë fundjavës dhe tani disa burime raportojnë se janë më shumë se miq.

“Ata kanë filluar takimet bashkë dhe po kalojnë një kohë të mirë”, ka thënë burimi. “Ata aktualisht janë duke pushuar së bashku. Brian ishte i lumtur që u largua nga Los Angeles për disa ditë”.

35 vjeçja, në fillim të këtij muaji për Us Weekly tha se ishte në një lidhje të re.

“Nuk mund ta quaj lidhje akoma”, deklaroi ajo. “Do të ishte shumë argëtuese të gjeja fatin e jetës në mes të një pandemie”.

Brian në anën tjetër ka qenë në një ‘lojë’ që pas ndarjes nga Megan Fox, duke përmendur edhe romancat e tjera të dashurisë.

Ai kërkoi divorcin nga Megan në ‘Ditën e Falënderimeve’, ndërsa ndajnë tre fëmijë së bashku: Noah, shtatë vjeç, Bodhi, gjashtë vjeç dhe Journey, tri vjeç. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco