Çfarë bëri Jennifer Aniston që fansat u irrituan kaq shumë?

Çfarë bëri Jennifer Aniston që fansat u irrituan kaq shumë?

14:21, 28/12/2020

U desh vetëm një potim nga Jennifer Aniston që rrjeti të shpërthente në komente kundër saj.

Jennifer bëri një postim në llogarinë e saj në Instagram , me rastin e Krishtlindjeve, teksa postoi një nga dekoret e pemës së saj të festive, ku shkruhej:  “Pandemia jonë e parë 2020”.

Mirëpo, pak minuta pas publikimit të kësaj fotoje, rrjeti shpërtheu në komente ku të gjithë njëzëri e kritikuan aktoren për faktin se ajo ju kujtoi një situatë aspak të këndshme për të gjithë njerëzit.

Disa e quajtën postimin “e pandjeshëm”, “pa lidhje” dhe “një lloj injorimi ndaj gjithë njerëzve që vuajtën”.

“Gëzuar për pandeminë tonë të parë, ku vdiqën miliona njerëz! Le ta festojmë me një zbukurim Krishtlindjesh”, shkroi dikush në Tëitter.

Qindra komente të tjera shkruanin se si veprimi ishte i gabuar dhe se “të gjithë të famshmit këtë vit, janë treguar të papjekur”.

Ndërkohë, një pjesë e vogle ndjekësve , i dolën në krah Jennifer, duke ju thënë fansave se po i japin pa arsye përmasa të mëdha ngjarjes.

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco