Aktorja flet pa doreza, pendohet se ka kryer s*ks me ‘James Bond’

Aktorja flet pa doreza, pendohet se ka kryer s*ks me ‘James Bond’

11:27, 28/12/2020

Aktorja Gemma Arterton, është shprehur e penduar që ka shijuar një natë pasiononte me James Bond, në filmin “Quantum of Solace” në vitin 2008.

34-vjeçarja luajti agjenten e MI6 Strawberry Fields, dhe “The Sun” shkruan se gjatë një skene, ajo ka bërë seks me protagonistin, Daniel Craig.

Në atë kohë ajo ishte vetëm 21 vjeçe dhe për të fituar këtë rol, Gemma kishte konkurrente 1,500 vajza të tjera që dëshironin të merrnin pjesë. E tani që kanë kaluar shumë vite, shprehet se nuk është e kënaqur me performancën e saj.

Ylli tha se ajo është kritikuar për marrjen e rolit seksi.

“Në fillim të karrierës sime, unë isha e varfër dhe isha e lumtur vetëm që isha në gjendje të punoja dhe të fitoja jetesën.

Unë ende kam kritika për pranimin e Quantum Of Solace, por isha 21 vjeç, kisha një hua studentore dhe ishte një film Bond.

Por ndërsa u rrita, kuptova se kishte aq shumë gabime me gratë Bond,” tha ajo për The Sun.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco