'Dua të paguaj disa nga faturat tuaja'/ Bebe Rexha shtrin përsëri dorën drejt njerëzve në nevojë

'Dua të paguaj disa nga faturat tuaja'/ Bebe Rexha shtrin përsëri dorën drejt njerëzve në nevojë

10:57, 28/12/2020

Bebe Rexha, këngëtarja shqiptare me famë botërore, ka treguar gjithmonë gatishmërinë e saj për të ndihmuar njerëzit në nevojë.

Me një shpirt human, ajo ndonëse larg Shqipërisë, është ofruar gjithmonë duke kapur dorën e njerëzve në nevojë, qoftë dhe virtualisht.

Vetëm një ditë më parë, ajo përfundoi shtëpinë e premtuar familjes nga Bubqi, e cila ishte shembur nga tërmeti i 26 Nëntorit të vitit të kaluar.

Përgjatë gjithë viteve kur ajo ngjiti shkallët më të larta në botën e muzikës,  Bebe ka treguar se gjen gjithmonë kohën për të menduar për të tjerët.

Të njëjtën gjë bëri dhe së fundmi, ku  duket se këngëtarja ka vendosur të ndihmojë përsëri njerëzit në këtë prag festash.

Ajo ka përdorur rrjetet e saj sociale, për të bërë publik njoftimin, se është e gatshme të paguajë faturat e Kirshtilindjeve të disa njerëzve në nevojë.

"Dua të paguaj disa nga faturat tuaja të Krishtlindjeve. Vendosni emrin tuaj dhe vlerën e faturës këtu. Unë do t'ju kontaktoj dhe ju do të më tregoni faturën” , shkroi Bebe Rexha në postimin e saj në InstaStory.

Kujtojmë, se aktualisht këngëtarja po shijon suksesin këngës së saj të fundit ‘Baby I’m Jealous’, në bashkëpunim me reperen me famë botërore Doja Cat, ku numërojnë më shumë se 41 milion klikime, në më pak se 3 muaj kohë.

Image

Image

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco