Njihuni me 10 aktoret më të pasura të të gjitha kohërave

Njihuni me 10 aktoret më të pasura të të gjitha kohërave

09:15, 28/12/2020

Duhet shumë punë për tu bërë një yll në Hollivud, por gratë në listën e mëposhtme kanë arritur të arrijnë majat.

Shumica e tyre kanë ofruar role që kanë mbetur në kujtesën e publikut, ndërsa disa kanë talenet dhe për të kënduar dhe në kërcim.

Sigurisht përveç punës ata kanë dhe një mendje të zgjuar për të qënë në gjendje të investojnë siç duhet dhe të marrë vendimet e duhura dhe sigurisht një ekip i fortë profesionistësh nga prapa, të cilët i këshillojnë ata në çdo lëvizje të tyre.

10.Reese Witherspoon- 200 milion dollarë

Në moshën 14 vjeçare Reese Witherspoon, mori rolin e saj të parë në filmin ‘The Main in the Moon’.

Në fund të viteve ’90, ajo ishte një aktore e famshme dhe në 2006 fitoi Oscar për rolin e saj në ‘Walk the Line’.

Ajo aktualisht luan në serialin Apple TV ‘The Morning Shoq’ dhe fiton të paktën 1.25 milion dollarë për episod.

Përveç kësaj sipas Variety, Witherspoon fitoi 1 milion dollarë për secilin episod të serive televizive ‘Big Little Lies’ dhe ‘’Little Fires Everywhere’’.

Gjithashtu aktorja ka themeluar dhe një kompani veshjesh të quajtur ‘’Draper James’’.

Image

9. Nicole Kidman-250 milion dollarë

Dashuria e parë e Nicole Kidman ishte baleti, e ndjekur nga aktrimi.

Aktorja la shkollën e mesme për të realizuar ëndrrën e saj dhe rolin e saj të parë e kishte në filmin australian ‘Bush Christmas’’ në 1983.

Dhjetra filma pasuan më pas dhe një Oscar për filmin ‘Orët’, gjithashtu vitet e fundit Kidman ka pasur një karrierë të jashtëzakonshme në televizion me serialet (Big Little Lies dhe The Undoing).

Image

8. Julia Louis Dreyfus- 250 milion dollarë

Aktorja Julia Louis-Dreyfus ka fituar titullin ‘Zonja e parë e komedisë’ nga mediat e huaja me rolet e saj në ‘’Saturday Night Live’’, ‘’Seinfeld’’, ‘’The New Adventures of Old Christine’’ dhe’’ Veep’’.

Ajo është vlerësuar me dhjetra herë për aftësinë e saj në aktrim dhe mbetet gjithmonë në qëndër të vëmëndjes.

Image

7. Mary-Kate dhe Ashley Olsen - 250 milion dollarë secila

Me një vlerë totale prej 500 milion dollarë, binjakët Olsen janë ndër njërëzit më të pasur në industrinë e showbizit.

Motrat u rritën në televizion, të dyja luanin në serialin ‘Full House’’ me rolin e  Michelle Tanner.

Ata krijuan një perandori me kompaninë e tyre Dualstar Entertainment,e dcila prodhon filma, shfaqje  televizive, revista video lojëra.

Image

6. Julia Roberts -250 milion dollarë

Aktroja e çmimit Oscar, Julia Roberts ka luajtur në shumë filma por më të vlerësuarit janë «Steel Magnolias», «Pretty Woman», «My Best Friend’s Wedding» dhe «Erin Brockovich».

Performanca e saj në filmin ‘’Erin Brockovich’’ i dha asaj Oscarin e lakmaur duke fituar gjithashtu 200 milion dollarë, gjë që e çoi atë në krye të aktoreve më të paguara.

Image

5.Jennifer Aniston-300 milion dollarrë

Jennifer Aniston, vajza e preferuar e Amerikës, u bë e famshme për rolin e saj si Rachel Green në serialin komedik ‘Friends’ në vitet 1990, i cili u transmetuar për 10 sezone.

Gjatë tre viteve të fundit të prodhimit të serialit, Aniston fitoi 1 milion dollarë për çdo episod.

Karriera e saj vazhdoi të ngrihej pas pjesmarrjes së saj në serial dhe deri më sot ajo mbete një nga aktoret më të kërkuara dhe më të paguara në Hollivud.

Roli i saj i fundit është në serialin ‘’Apple’’ , ‘’The Morning Show’’ nga i cili fiton të paktën 1.25 milion dollarë për episod, sipas The Hollywood Reporter.

4. Victoria Principal- 350 milion dollarë

Victoria Principal, aktore, producentet, biznesmene dhe shkrimtare u bë e njohur për rolin e saj si Pamela Ewing në telenovelen amerikane ‘’Dallas’’.

Lindur në Japoni në një familje ushtarake, Principal udhëtoi nëpër botë kur ajo ishte fëmijë.

Kur ishte në kolegj pësoi një aksident me makinë kur po transferohej në Los Angeles të ndiqte karrierën e aktrimit.

Pasi punoi si aktore dhe si agjente në Hollywood, Principal luajti në "Fantasy Island" dhe më pas erdhi roli në serilain  ''Dallas'' që e bëri atë të famshme në botë.

Përveç kësaj, Principal ka arritur të sigurojë sukses financiar në linjën e vet të kozmetikës për kujdesin e lëkurës, ''Principal Skin'', e cila ka gjeneruar më shumë se 1 miliard dollarë të ardhura.

Image

3. Cher -360 milion dollarë

Që nga vitet 1960 Cher mbetet një yll që ka shitur më shumë se 100 milion albume.

Si aktore, rezymeja e saj është po aq mbresëlënëse ku përfshihen filma, televizion, regji dhe shumë më tepër.

Në vitin 1988 ajo fitoi një Oscar në filmin  ‘’Moonstruck’’.

Ndërsa “Globin i Artë’  për pjesmarrjen e saj në filmat ‘’Silkwood’’ në vitin 1984 dhe ‘’The Sonny and Cher Comedy Hour’’ në 1974.

Cher gjithashtu ofroi shfaqje të paharrueshme në "Sirenat", "Mask", " If These Walls Could Talk " dhe "Burlesque".

Kohët e fundit, ajo u shfaq në filmin "Mamma Mia'' në 2018.

Përveç kësaj, muzikali i çmuar në Broadqay "The Cher Show", i cili u krijua për të treguar historinë e saj të jetës, është planifikuar të fillojë një turne botëror në vjeshtën e 2021.

Image

Jennifer Lopez - 400 milion dollarë

Jennifer Lopez mahnitëse gëzon tre karriera të dallueshme: aktrim, këngë dhe kërcim.

Ajo filloi në fillim të viteve 1990 si kërcimtare në grupin ''New Kids on the Block'' dhe gjithashtu me Janet Jackson.

Karriera e saj në kërcim e ndihmoi atë të merrte rolet e saj të para të mëdha në filma si ‘’Selena’’ dhe ‘’Out of Sight’’ në fund të viteve 1990.

Në fillim të viteve 2000, Lopez tashmë kishte një karrierën e saj si aktore.

Si këngëtare ajo ka shitur më shumë se 80 milion albume në të gjitëh botën.

Lopez gjithashtu ka një perandori të parfumeve me fitime prej 2 miliardë dollarësh, ndërsa në vitin 2019 ajo lançoi parfumin e saj të 25-të, të quajtur’’Promise’’.

Image

Jami Gertz - 3 miliardë dollarë

Aktorja amerikane Jami Gertz ka një vlerë mbresëlënëse prej 3 miliard dollarë në emrin e saj, kryesisht për shkak të martesës me miliardierin Tony Ressler, bashkëthemelues i Ares Management. \

Gertz e filloi karrierën e saj në vitet 1980 me paraqitjen në ‘’Square Pegs’’ , ‘’Diff’rent Strokes’’  "Family Ties", "Sixteen Candles" dhe "The Lost Boys".

Ajo hoqi dorë nga aktrimi për tu transferuar në Francë për të punuar për familjen e modës ‘’Lanvin’’.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco