Georgina pozon në krah të Ronaldos pas fitores në Dubai, merr vëmendjen me veshjen

Georgina pozon në krah të Ronaldos pas fitores në Dubai, merr vëmendjen me veshjen

09:24, 28/12/2020

Mbrëmë futbollisti Cristiano Ronaldo fitoi çmimin e lojtarit të shekullit nga ‘Globbe Soccer Awards’.

Bashkë me të të pranishëm ishin edhe familja e tij, natyrisht nuk mungoi edhe e dashura Georgina e cila mori vëmendjen me veshjen e saj.

Ajo kishte zgjedhur një fustan me ngjyrë të kuqe të ndezur e cila i kishte theksuar linjat e bukura trupore.

Georgina e kishte kombinuar veshjen me  një pale take me ngjyrë të kuqe, flokët i kishte lëshuar dukjen e përfundoi me makijazh dhe bizhuteri. 27 vjeçarja, pozoi pranë partnerit të tij pasi Ronaldo fitoi çmimin.

Futbollisti portugez publikoi fotografi në Instagram ku falënderoi të gjithë për mbështetjen në të njëjtën kohë zgjedhi një imazh bashkë me të dashurën, ‘Kombinim perfekt’, shkroi Cristiano në fotografi teksa në dorë mbante çmimin e fituar.

Ndryshe, Ronaldo me çmimin e fituar mposhti lojtarët Lionel Messin, Ronaldinhon dhe Mohamed Salah.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco