FOTO/ 12 dhoma gjumi, 14 banjo, 3 kuzhina... Brenda super vilës luksoze të Marc Anthony

FOTO/ 12 dhoma gjumi, 14 banjo, 3 kuzhina... Brenda super vilës luksoze të Marc Anthony

22:36, 27/12/2020

Edhe pse kanë kaluar vetëm dy vjet nga blerja, Marc Anthony ka vendosur të nxjerrë në shitje një nga pronat e tij më spektakolare: 'Casa Costanera'. Një rezidencë përrallore e vendosur në qytetin e Coral Gables (vetëm 17 minuta nga Miami, Florida).

Kur u zbulua dy vjet më parë se blerësi misterioz i pronës ishte Marc Anthony, lajmi i habiti të gjithë. Sepse kjo do të thoshte se ai ishte duke lëvizur në një pronë aty pranë që ish-gruaja e tij, këngëtarja Jennifer Lopez, ndan me partnerin e saj, Alex Rodríguez.

Por, përtej historisë së tij personale, nuk është për t'u habitur që artisti latin e fitoi këtë shtëpi, e cila ka 12 dhoma gjumi, 14 banjo, 3 kuzhina, një mjedis të veçantë për punëtorët ose mysafirët, madje një ashensor që lidh tre katet.

Sikur të mos mjaftonte e gjithë kjo, përveç një pishine me ujëra të kristalta, shtëpia ofron hyrje të drejtpërdrejtë në Gjirin e Biscay.

Tavanet e larta, dyshemetë prej mermeri dhe, mbi të gjitha, drita natyrore janë karakteristikat kryesore të dekorimit elegant dhe të sofistikuar të brendshëm të shtëpisë për të cilën ai tani kërkon më shumë se 22 milion euro./Mxhola/ K.H/Syri.net/

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco