Nevina Shtylla rrëfen periudhën e vështirë pasi u shpall ‘Miss’: Jam bullizuar dhe nga mësueset

Nevina Shtylla rrëfen periudhën e vështirë pasi u shpall ‘Miss’: Jam bullizuar dhe nga mësueset

20:00, 27/12/2020

Sot është një ndër moderatoret më të suksesshme shqiptare, por rrugëtimi artistik për Nevina Shtyllën nuk ka qenë aspak i lehtë. Së fundmi, Nevina ka folur në “N’fermë” për vështirësitë me të cilat është përballur, ku ka treguar se në kohën kur u shpall Miss është bullizuar në shkollë jo vetëm nga nxënësit, por dhe nga vetë mësueset.

“Do kujtoj një periudhë të vështirë sepse isha edhe në moshë shumë shumë të vogël. Çohesha me zor për të ikur në gjimnaz, e kisha shumë të vështirë çdo ditë. Mundohesha t’ia shpjegoja dhe prindërve. Ndoshta me këtë tipin tim të rezervuar nuk jam shprehur aq sa duhet, por realisht e kam superuar me shumë vështirësi, doja ta lija fare.

Kam patur një lloj trysnie nga disa mësuese specifike, jo nga të gjitha absolutisht. Po sikur po ta vunë shënjestrën, gati gati ta nxijnë jetën, mund të kalojë edhe në bullizëm. Ndoshta nuk arrijnë ta perceptojnë se çfarë bëjnë realisht, por që duhet të jenë me të vërtetë shumë të kujdesshme.”- ka treguar ajo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco