'Plehrë'/ Mungoi në Krishtlindjen e parë të të birit, reperja Iggy Azalea kritikon partnerin

'Plehrë'/ Mungoi në Krishtlindjen e parë të të birit, reperja Iggy Azalea kritikon partnerin

14:57, 27/12/2020

Reperja e njohur është kthyer në kryefjalën e mediave rozë më një deklaratë të fundit.

Për festën e Krishtlindjes ajo ndau një foto me ndjekësit teksa shfaqej bashkë me djalin  e saj.

Ndërkohë, reperpja përdori rrjetin social Twitter për të sharë dhe kritikuar babain e djalit të saj, shkruan Mirror.

Iggy e konsideroi babanë e Onyx “plehrë” për faktin se kishte humbur Krishtlindjen e parë të djalit nëntë muajsh.

Ndër të tjera, ajo theksoi se ai kishte zgjedhur të festonte me një ‘zonjë’,  në vend që t’i kalonte pushimet e para krah të Onyx.

"Shumë keq që publikove një album, por nuk mund të vish as në Krishtlindjen e parë të djalit tënd.

Ti je vajzën me të cilën më tradhtove gjatë gjithë shtatzënisë time në këtë festë të organizuar për albumin dhe në mënyrë magjike, unë dhe djali im nuk mund të vijmë më për Krishtlindje? Plehrë!

Ky njeri kishte 48 orë kohë që të planifikonte pushime familjare dhe shpresoj që ky mesazh arrin tek ti vajzë.

Arsyeja pse u fshehe në një dollap rrobash nga pastruesja e shtëpisë sime, do të thotë se nuk ke dinjitet mendoj.

Për të qartësuar diçka, ky burrë ishte në shtëpinë time natën e kaluar duke më thënë se më donte”, shkroi reperja.

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco