Leonora si flet Norës: E ka bërë një gabim të madh ndaj meje

Leonora si flet Norës: E ka bërë një gabim të madh ndaj meje

14:56, 27/12/2020

E ftuar në “Shiko Kush Luan”, për shkak të pyetjeve gjatë lojërave, këngëtares Leonora Jakupi iu desh të rikthehej në një temë të vjetër.

[Leonora Jakupi dhe Nora Istrefi bashkë për një projekt - Telegrafi]

Ajo deklaroi se nuk flet me Nora Istrefin. “Unë nuk jam person që mbaj inate; por “hë për hë” nuk do i flisja Nora Istrefit. Janë arsye të forta, se ka bërë një gabim të madh ndaj meje…”- u shpreh Jakupi.

Por për çfarë lidhet çështja? Në fakt nuk është asgjë e re.

Hatërmbetja ka të bëjë me një ngjarje të afro katër viteve më parë. Një këngë është bërë “mollë sherri” mes këngëtareve meqenëse thuhet se njëra i ka marrë këngën tjetrës.

Duket se pavarësisht viteve, Leonora dhe Nora vazhdojnë të jenë pa ndonjë kontakt me njëra-tjetrën. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco