Pas tërmetit, nga e para/ Bebe Rexha përfundon ndërtimin shtëpisë se familjes në Bubq

Pas tërmetit, nga e para/ Bebe Rexha përfundon ndërtimin shtëpisë se familjes në Bubq

11:34, 27/12/2020

Pas tërmetit të fuqishëm të 26 Nëntorit të vitit të kaluar, mijëra vetë u gdhinë të pastrehë.

Ndërkohë, të shumtë ishin personazhet që zgjodhën t’ju zgjasin dorën familjeve në nevojë.

Bebe Rexha, këngëtarja me famë botërore dhe origjinë shqiptare, ishte një nga personazhet e njohura e cila u zotua se do t'i ndërtonte shtëpinë nga e para, familjes Musa në Bubq.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, këngëtarja ka bërë të ditur se tashmë shtëpia ka përfunduar.

Bebe, ka publikuar një video në Instagram, ku shihen familjarët që gëzojnë për shtëpinë e re.

“Shtëpia e parë u mbarua! Faleminderit të gjithë atyre që dhuruan në fondet për tërmetin në Shqipëri. Faleminderit ty Monika Kryemadhi që më ndihmove për ta bërë të mundur këtë gjë! Diçka kaq e bukur për t’u parë. Fiks në kohë për festa! Asgjë nuk më mbush më shumë”, ka shkruar Bebe krah videos.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Bebe Rexha (@beberexha)

Image

Image

Image

Image

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco