Aktorja e njohur bëhet nënë për herë të dytë

Aktorja e njohur bëhet nënë për herë të dytë

10:15, 27/12/2020

Edona Reshitaj është bërë nënë për herë të dytë.

Aktorja, pesë ditë më parë ka sjellë në jetë femijën e dytë.

Ishte bashkëshorti i saj, Besart Sllamniku, ai që ndau lajmin e ëmbël me publikun, i cili tregoi se familja e tyre është shtuar me një vajzë, duke mos mbajtur sekret as emrin.

Dyshja ka zgjedhur emrin 'Hana' për të bijën, pasi kështu e thërriste djali i tyre 3-vjeçar të motrën që kur ishte në bark.

"Për Festat e Fundvitit, Dukës i erdhi dhuratë e motra, të cilën e thërriste Hanë, sa ishte ende n’barkun e nanës. E vogla Hanë, mua dhe Edonën na bëri prindër për herë të dytë, me 22.12.2020”, shkroi Besarti krahas fotos së dy fëmijëve të postuar në Facebook.

Image

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco