Ejlyl përballet me tmerrin që kaloi dikur me Kemalin, të hënën në 'Lule të vetmuara'

Ejlyl përballet me tmerrin që kaloi dikur me Kemalin, të hënën në 'Lule të vetmuara'

08:28, 27/12/2020

Meral e frikësuar telefonon Zehrën dhe i tregon se ka shkuar për të bërë analizën e ADN-së.

Zehra i thotë të gjejë një mënyrë për t’ia mbathur por Meral nuk ka shpëtim.

Kader dhe vajzat shkojnë të blejnë telefon.

Meral bën analizën dhe i tregon Zehrës se për të gjithçka ka mbaruar dhe gënjeshtra do të dalë në shesh.

Zehra është e bindur se do ta gjejë një zgjidhje.

Toprak sillet me Metinin sikur ta kishte fëmijën e tij dhe Byshra nuk e duron dot këtë duke i thënë se prindërit e tyre kanë vdekur.

Toprak e bind Byshrën se ai dhe Feride nuk do zëvendësojnë prindërit e tyre biologjikë.

Ejlyl dhe Songyl gjejnë në rrugë një fëmijë të humbur dhe e çojnë në komisariat.

Atje Ejlyl sheh një vajzë e cila po kalon të njëjtin tmerr që ajo kaloi me Kemalin.

Ejlylit i kujtohen të gjitha skenat me Kemalin dhe Mesuden që nuk e besonte.

Ajo i del në mbrojtje vajzës dhe i tregon që kaluar të njëjtën histori./revistawho.com

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco