VIDEO/ Në kohë pandemie dhe me shumë njerëz, Fero organizon koncert në Kosovë

VIDEO/ Në kohë pandemie dhe me shumë njerëz, Fero organizon koncert në Kosovë

21:47, 26/12/2020

Së fundmi, reperi i njohur, Fero publikoi projektin e tij më të ri muzikor me titull “Italy”.

Menjëherë pas publikimit, ai vendosi që këngën ta promovojë në një koncert në qytetin e Mitrovicës.

Pavarësisht, se është e ndaluar të organizohen koncerte, për shkak të Covid-19, reperi e ka shmangur këtë fakt dhe ka vendosur ta mbajë atë.

Fillimisht, ai publikoi në InstaStory një video të shkurtër, përmes së cilës paralajmëronte koncertin që do të fillonte nga ora 16:30.

Në rrjetet sociale kanë filluar të qarkullojnë imazhe nga koncert ilegal që po mbahet, ku mes tjerash shihet Fero teksa interpreton mes fansave.

Nga video e publikuar në Instagram, shihet një numër i madh njerëzish.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco