Vishet si Babagjysh, Elton John jep lajmin e shumëpritur nga fansat

Vishet si Babagjysh, Elton John jep lajmin e shumëpritur nga fansat

19:25, 26/12/2020

Këngëtari legjendar, Elton John u vesh me kostumin e Babagjyshit për të dhënë disa lajme në lidhje me turneun e fundit të shtyrë.

Elton u uroi të gjithëve një Krishtlindje të sigurt, më pas shtoi se mezi pret të rikthehet më 2021.

Turneu i tij ishte ndërprerë nga pandemia e koronavirusit. Ndërsa këngëtari thotë se shpreson se mund të rifillojë turneun në shtator 2021 në Berlin dhe më pas SH.B.A dhe Kanada.

Kujtojmë se në vitin 2018, Elton njoftoi se ai ishte turneu i tij i fundit, që do të përfshinte 300 koncerte në pesë kontinente dhe to të vazhdonte deri më 2023.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco