Enca publikon VIDEO më të turpshme në mes të Manhattanit

Enca publikon VIDEO më të turpshme në mes të Manhattanit

13:22, 26/12/2020

Enca i është bashkuar sfidës më të fundit të Instagramit, “Më trego një foto” dhe gjithë vëmendjen në fakt e ka marrë një video.

Dikush nga ndjekësit e saj i ka kërkuar të publikojë një moment duke tymosur cigare kanabis dhe sigurisht që Enca ja ka plotësuar dëshirën.

Këngëtarja ka publikuar një video duke konsumuar lëndë narkotike brenda në makinë, ndërkohë që udhëton rrugëve të Manhattanit me një mikun e saj.

Ajo shprehet se kjo është një nga videot e saj më të turpshme dhe ju ka kërkuar fansave që të mos e gjykojnë.

“Kjo është videoja më e turpshme që kam për të publikuar ndonëjherë. Mos më gjykoni”, ka shkruar Enca përkrah videos.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco