U infektua me Covid në muajin e 9-të, modelja shqiptare bëhet nënë për herë të dytë

U infektua me Covid në muajin e 9-të, modelja shqiptare bëhet nënë për herë të dytë

16:19, 25/12/2020

Modelja dhe sipërmarrësja e njohur shqiptare, Greis Petroviç është bërë nënë për herë të dytë.

Ka qenë vetë Greis që e ka bërë të ditur lajmin e bukur në Instagram, duke publikuar një foto ku shihen duart e saj, bashkëshortit, të bijës dhe vogëlushit të sapoardhur në jetë.

“Dhurata jonë e Krishtlindjeve. Mirëseerdhe bebi Andrea. Krishtlindje te? bardha e plot she?ndet pe?r te? gjithe? ju! Faleminderit te? gjithe?ve pe?r urimet e pe?rzeme?rta!”, shkruan Greis.

Në mesin e muajit nëntor, modelja tregojë se ishte infektuar me Covid-19.

“Miqtë e mi dhe mikeshat e mia, që nuk i takoj prej muajsh, më thonin “Greis kështu siç po ruhesh ti, nuk ka Covid që të të zëri”. Unë jam diku te dita e 7-8. Po e kaloj mirë, me një temperaturë të përballueshme, jo të shpeshtë, falë Zotit. Po e kaloj mirë. Jemi të gjithë në shtëpi, na ka zënë që të gjithëve. Uroj të kalojë ky dreq covid para se të lind djalin”, u shpreh modelja.

 

 

 

 

 

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco