Maria Sharapova drejt altarit, së shpejti martesa me biznesmenin anglez

Maria Sharapova drejt altarit, së shpejti martesa me biznesmenin anglez

11:22, 25/12/2020

Dy vite nga takimi i tyre i parë, tensitja ruse Maria Sharapova është gati të martohet me Alexander Gilkes. Lajmin e konfirmoi vetë tenistja bukuroshe, që u shpreh se ka pranuar propozimin për martesë të Gilkes.

“I kam thënë po që ditën e parë që jemi takuar. Ky ka qenë sekreti ynë i vogël”, tha Sharapova përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Faleminderit që më ke bërë një djalë të lumtur. Mezi pres të të dua për gjithë jetën time dhe të mësoj shumë nga ty”, ka komentuar më pas Alexander Gilkes.

Për Sharapova kjo është hera e parë që shkon në altar, ndërsa Gilkes ka qenë i martuar me Misha Nonoo (vitet 2012-2016), por është divorcuar (nuk kanë fëmijë).

Sharapova është 33 vjeçe, ndërsa Gilkes 41 vjeç dhe është një biznesmen i njohur anglez.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco