'Nuk ishte gjë e madhe', pas eliminimit, Vivien tregon pse e puthi Saimirin

'Nuk ishte gjë e madhe', pas eliminimit, Vivien tregon pse e puthi Saimirin

09:37, 25/12/2020

Në puntatën e fundit të ‘Love Story’, Saimiri vendosi të mos i jepte një trëndafil Vivienit, duke e eliminuar atë nga formati.

Para se të vinte momenti i eliminimeve Saimiri dhe Vivien patën një debat të ashpër në studio.

Më vonë, Saimiri tregoi se e largoi Vivienin për arsye se ajo nuk ishte vetvetja.

Vivien, në një intervistë për “Daily Love Story” tregoi pse zgjodhi ta puthte Saimirin,  në natën e parë të spektaklit.

Unë nuk ika shumë shpejt, mendoj që ika fiks në momentin e duhur sepse as unë nuk po duroja situatën që ishte krijuar. Faktikisht unë kisha ardhur për Saimirin, me Saimirin nuk kisha kontakt, gjë tjetër nuk më shtynte që të vija, përveçse gocave që i dua shumë.

Puthja ime ishte një baçio stampa. Nuk është se ishte një gjë shumë e madhe. Unë thjesht doja të bëja diçka që të bija në sytë e Saimirit dhe rashë në sytë e Saimirit. Atë që desha e arrita dhe filloi dhe mbaroi ashtu siç doja. M’ka pa zoti",  tha Vivieni.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco