'Babi më ndiqte me taksi', Shqipe Hysenaj flet për kohën kur ishte në gjimnaz

'Babi më ndiqte me taksi', Shqipe Hysenaj flet për kohën kur ishte në gjimnaz

14:25, 24/12/2020

Shqipe Hyenaj, ish-konkurrente e 'Përputhen', është një nga emrat më të përfolur aktualisht në këtë format, për shkak të reagimeve të saj të njëpasnjëshme pas çdo ngjarjeje në këtë format.

Ditën e djeshme, Shqipja ishte e ftuar në ‘Ftesë në 5’ ku foli për të kaluarën e saj, duke u ndalur gjithashtu edhe tek periudha e adoleshencës.

Madje, Shqipja tregoi disa momente nga periudha kur ajo ishte në gjimnaz, kur i ati e ndiqte fshehurazi me taksi.

“Vëmendja e tepërt ndonjëherë të pengon të bësh gjëra ose të jesh e lirshme. ‘Shqipe kujdes këtu, mos lejo njeri të të afrohet. Shqipe mos lejo njeri të të puth’, më thoshte mami. Kam shpërthyer kur kam qenë në gjimnaz. Kur kam qenë në gjimnaz, babi më ndiqte me taksi, pa e ditur unë kuptohet”, tregoi ajo.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco