Chrissy Teigen merr vendimin e rëndësishëm

Chrissy Teigen merr vendimin e rëndësishëm

12:58, 24/12/2020

Chrissy Teigen dhe John Legend humbën fëmijën e tyre të tretë, dhe megjithëse kanë kaluar pak muaj kjo ngjarje traumatike ka lënë gjurmë të thella tek çifti i famshëm.

Modelja ka treguar trupin e saj pas dështimit të foshnjes, ku shpreh trishtim për faktin se nuk do të mbesë më shtatzënë.

“Kjo jam unë dhe trupi im. Edhe pse nuk jam më shtatzënë, çdo pjesë e kësaj pasqyre më kujton se si mund të dukesha tani. Nuk kam asnjë ide pse e kam akoma këtë bark, por është frustruese. Gjithsesi, jam krenare se ky rrugëtim e çoi trupin dhe trurin tim. 

Unë dua shumë të jem shtatzënë dhe jam e trishtuar që s’do të mundem të jem më kurrë e tillë, por nga ana tjetër jam me fat për të vegjëlit e mi që rriten çdo ditë e më shumë.”, ka shkruar modelja krahas fotos.

Megjithatë, Teigen nuk sqaroi nëse nuk do të mund të mbetej më shtatzënë apo nëse ky është një vendim i vetë çiftit.

Kujtojmë që Teigen u përball me një sërë kritikash pasi e dokumentoi publikisht humbjen e vogëlushit, që kishim menduar ta quanin Jack.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco