Meghan, Harry dhe Archie, vjen kartolina e urimit nga Kalifornia

Meghan, Harry dhe Archie, vjen kartolina e urimit nga Kalifornia

11:47, 24/12/2020

Kartolina e parë amerikane e Princit Harry dhe Meghan Markle vjen nga Montecito, e marrë në kopshtin e vilës së dukave të Sussex me Archie-n e vogël, 19 muajsh. 

Në foton me pemën e Krishtlindjes dhe qentë, protagonist është sigurisht djali i vogël i shtëpisë i cili padyshim ka trashëguar flokët e kuq nga babai i tij.

 Imazhi u nda nga organizata angleze që merret me kafshë dhe prej të cilave Markle është kumbara.

Një zëdhënës i çiftit tha:

''Fotoja origjinale e familjes u mor në shtëpinë e tyre në fillim të këtij muaji nga nëna e Dukeshës. Pema e vogël e Krishtlindjes, duke përfshirë dekorimet, u zgjodh nga Archie dhe pema do të mbillet pas pushimeve. Duket se Meghan dhe Harry do të kalojnë pushimet me nënën e saj, Doria Ragland.

Ata së fundmi kanë bërë shumë bamirësi nga kafshët në fatkeqësi, tek pastrehët dhe fëmijët e varfër të Ugandës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco