Ledri dhe Sara marrin një vendim për Poem Blu

Ledri dhe Sara marrin një vendim për Poem Blu

09:01, 24/12/2020

Dhjetë ditë më parë, Ledri Vula dhe Sara Hoxha u bënë prindër për herë të parë me ardhjen në jetë të vajzës së tyre.

Çifti e pagëzuan vogëlushen me emrin e veçantë Poem Blu dhe nuk po i kursejnë fotot e saj duke mos ia fshehur portretin, siç ndodh zakonisht me personazhet publikë.

Ende pa ardhur në jetë, Poem Blu-së, i ati i kushtoi edhe një këngë me titullin “Si baba”.

Emri i vogëlushes ka një domethënie të veçantë:

Poema është jo vetëm një tekst poetik me elemente lirike dhe epike, por ka kuptimin e një guri të çmuar.

Ndërsa Blu ka shpesh domethënien "Dhuratë nga Zoti"       .

Gjatë këtyre ditëve, Ledri dhe Sara nuk i kanë kursyer momentet e bukura si familje, duke i ndarë ato me ndjekësit.

Së fundmi, duket se çifti ka ndërmarrë një tjetër hap, tashmë ata i kanë hapur një llogari në Instagram, vogëlushes Poem Blu.

Në foton e fundit  që Ledri ndau në llogarinë e tij në Instagram, ai nuk harroi t'i bënte tag vogëlushes së tij, duke na njoftuar se tashmë Poem Vula, ka llogarinë e saj në Instagram. 

Image

 

 

Image

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco