Komediani kosovar me emision për Vitin e Ri

Komediani kosovar me emision për Vitin e Ri

14:59, 23/12/2020

I njohur për publikun u bë me rolin e ‘Sofiës’ në Odeon.

Por, komediani kosovar, Adnan Blaku, ka edhe një befasi për gjithë ndjekësit e tij, shkruan Syri Kosova.

Ai ka përgatitur një emision të Vitit të Ri, që do transmetohet në TV Llapi, meqenëse vjen nga Podujeva.

Të ftuarit në emision janë fytyra të njohura, duke nisur nga Shpejtim Bulliqi, kryetari i Podujevës, pastaj Isak Ejupi, major i Policisë në këtë qytet.

Nuk do të mungojnë as artistët si Mihrije Braha, Naim Abazi, Linda Hakaj,Afrim Muçiqi e Lindita Selimi.

Edhe deputeti Visar Hoti, infermieri Fitim Havolli e bukuroshja Arbnora Ademaj, do jenë gjithashtu pjesë e këtij programi.

Natyrisht, emisioni do ketë edhe humor nga grupi ‘Tukulukat’.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco