Aktori i njohur merr masa drastike në burg për të shmangur infektimin nga COVID-19

Aktori i njohur merr masa drastike në burg për të shmangur infektimin nga COVID-19

13:28, 23/12/2020

 Bill Cosby  është shumë i shqetësuar përsa i përket infektimit me COVID-19 , aq sa ka refuzuar të bëjë dush.

Aktori është dënuar me 10 vjet burg pasi u shpall i fajtor për drogimin dhe sulmin seksual ndaj një gruaje në shtëpinë e tij para 14 vjetësh.

Ai aktualisht është i burgusor në SCI Phoenix ku po vuan dënimin e tij që nga viti 2018.

Në një intervistë me DailyMail, Cosby 83 vjeçar zbuloi se ai testohej për COVID-19 çdo ditë, gjithashtu ka marrë dhe masa ekstreme për të mbrojtur shëndetin e tij.

'Nuk kam pranuar të bëj dushe dhe kam vendosur të lahem në qeli. Kjo është mënyra më e mirë për mua që të jem i sigurt dhe i shëndetshëm, 'deklaroi aktori. 

Në fillim të këtij viti, avokatët e Cosby u përpoqën të kërkonin lirim të parakohshëm për klientin e tyre për shkak të shpërthimit të koronavirusit.

Guvernatori Tom Wolfe dha 'lehtësim të përkohshëm' për të burgosurit që kishin probleme shëndetësore, por përjashtoi dhunuesit  seksualë që do të thoshte që Cosby duhej të qëndronte në burg.

Andrew Wyatt, zëdhënësi dhe shoku i ngushtë i Cosby, tha:

'Shumë prej të burgosurve janë të shqetësuar për Z. Cosby për shkak të moshës së tij, çështjeve shëndetësore dhe verbërisë.' 

Avokatët e Cosby morën pjesë në një seancë dëgjimore në Gjykatën Supreme të Pensilvanisë më 1 dhjetor në një përpjekje për të shfuqizuar dënimin e tij. 

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco