'Nuk u pranova në asnjë shkollë muzike’: Bebe Rexha jep mesazhin inkurajues për ndjekësit

'Nuk u pranova në asnjë shkollë muzike’: Bebe Rexha jep mesazhin inkurajues për ndjekësit

12:33, 23/12/2020

Bebe Rexha aktualisht është një nga këngëtaret më të dëgjuara në botë.

Bukuroshja me origjinë shqiptare prej vitesh është bërë pjesë e botës së muzikës botërore.

Këngët e saj janë renditur shpesh herë në listën e këngëve më të dëgjuara .

Mirëpo, duket se rruga që ka ndjekur Bebe deri më tani, nuk ka qenë e lehtë pasi  në fillimet e karrierës së saj, dyert nuk u hapën për të.

Ishte vetë këngëtraja ajo që e bëri të ditur këtë fakt, me anë të një postimi në Twitter.

 Përmes tij,  ajo ju dha një mesazh të gjithë fansave të rinj që të mos demoralizohen nëse nuk pranohen në një kolegj për të studiuar.

“Nëse po aplikoni për kolegj dhe nuk pranoheni, thjesht doja t’ju bëja të ditur. Unë vdisja që të futesha në shkollën e muzikës në Manhattan dhe Julliard. Nuk u pranova në asnjërën prej tyre dhe bëra muzikë sipas mënyrës sime. Nuk keni nevojë për një kolegj fantastik që të jeni të suksesshëm”, ka shkruar Bebe.

ImageImageImageImage

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco