Reperi i njohur 'Diddy' ka tërhequr vëmendjen e shumë mediave me veprimin e bërë së fundmi.
Në përvjetiorin e 80 të nënës së tij, reperi i ka dhuaruar asaj 1 milionë dollarë dhe një makinë super luksoze.
Reperi, me anë të një fotoje në llogarinë e tij në Instagram, tregoi se këtë e bëri në shënjë mirënjohjeje dhe falenderimi për mbështetjen e saj të vazhdueshme.
“Unë ekzistoj vetëm për shkak të këtij personi të bukur, të dashur, gazmor, të vërtetë, të zgjuar dhe të mrekullueshëm. Gëzuar 80 vjetorin e lindjes, nënës më të mirë në botë! Të dua përgjithmonë!”, ka shkruar reperi.
© SYRI.net